Meshkujt të cilët kanë nivel të rritur të estrogjenit janë me rrezik të rritur për kancer të gjirit

Hulumtimet më të reja e lidhin nivelin e rritur të estrogjenit si shkak të mundshëm për paraqitjen e kancerit të gjirit edhe te popullata mashkullore. Sipas të dhënave më të reja rreziku te këta meshkuj është rritur për dy herë e gjysmë për dallim nga meshkujt me vlera normale të estrogjenit.

Hulumtimi i Institutit nacional për kancer në SHBA ka përfshirë një grup prej 101 meshkuj të diagnostifikuar me kancer në gji, te të cilët është krahasuar niveli i estrogjenit me nivelin e estrogjenit te 217 meshkuj të shëndoshë.

Ajo që është akoma e paqartë, në çfarë mënyre niveli i rritur i estrogjenit është triger për paraqiten e sëmundjeve malinje te meshkujt dhe pse meshkuj të caktuar kanë nivel të rritur të hormonit të njëjtë. Për çdo rast, përfundimet nga hulumtimi janë hap përpara në detektimin e shkaqeve për paraqitjen e kancerit të gjirit te popullata mashkullore.

Edhe krahas asaj se kanceri i gjirit te meshkujt paraqitet dukshëm më pak në krahasim me popullatën femërore, megjithatë ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë sëmundje dhe të bëjnë vetëkontroll të rregullt. Çdo ndryshim i gjinjve duhet të merret seriozisht dhe të shkohet te mjeku.

Variacione të caktuara të nivelit të estrogjenit te meshkujt mund të paraqitet si rezultat i peshës së rritur trupore. Ky fakt është edhe një shkak i mirë pse është e rëndësishme ta kontrolloni peshën trupore.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language