Gjithçka që duhet të dini për kimioterapinë

Kimioterapia përdoret në mjekimin e kancerit që para vitit 1940, ndërsa zhvillim ë madh përjeton në vitet e shtatëdhjeta, duke iu falënderuar zbulimit të shumë ilaçeve të reja. Ajo ka për qëllim t’i eliminojë qelizat kanceroze në të gjitha vendet në trupin e njeriut, duke i shkatërruar drejtpërsëdrejti ose duke e penguar shumimin e qelizave kanceroze.

Ekzistojnë më shumë mënyra për trajtimin  kancerit të cilat mund të përdoren individualisht ose në kombinim: kimioterapia, kirurgjia, terapia me rrezatim, terapia hormonale dhe imunoterpia. Cila nga këto terapi do të përdoret gjatë mjekimit, do të jetë vendim i ekipit të specialistëve shumë disiplinor, pasi që çdo kancer kërkon qasje individuale gjatë mjekimit.

 

Kimioterapia vepron te të gjitha qelizat me tumor, bile edhe te ato të cilat nuk mund të shihen gjatë ekzaminimeve. Më shumë tipa të kancerit janë të ndjeshëm ndaj kimioterapisë, të ndjeshëm ndaj më shumë medikamenteve, të cilat i përfshinë kimioterapia.  Ndjeshmëria e kimioterapisë te tipa të ndryshëm të tumoreve dhe varet nga tipi i tumorit dhe vendi prej ke e ka prejardhjen. Sa më shumë tumori është i ndjeshëm ndaj kimioterapisë, aq më i madh është efikasiteti nga i njëjti. Ekzistojnë numër i madh i ilaçeve që përdoren për trajtimin me kimioterapi.

Kur fillon mjekimi me kimioterapi?

Me kimioterapi mund të fillohet para intervenimit kirurgjik dhe atëherë flasim për kimioterapi neo-adjuvante.  Ai ka për qëllim që ta zvogëlojë tumorin, me çka do të lehtësohet trajtimi kirurgjik, do ta zvogëlojë rrezikun nga përsëritja e sëmundjes dhe do ta vlerësojë  efikasitetin e ilaçeve në mjekimin e tumorit. Kimioterapia neo-adjuvante, që përdoret pas trajtimit kirurgjik, është zgjedhje e mjekimit me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga përsëritja e sëmundjes. Kimioterapia paliative ka për qëllim mjekimin e sëmundjes metastatike. Me kimioterapi mund të fillohet pas fitimit të rezultateve nga më shumë ekzaminime. Varësisht nga rezultatet mjeku e cakton tipin e kimioterapisë dhe mënyrën e marrjes të tij. Kohëzgjatja e kimioterapisë është e ndryshme dhe është e adaptuar individualisht për çdo pacient dhe nuk varet nga stadiumi i sëmundjes.

Si pranohet kimioterapia?

Kimioterapia mund të pranohet në më shumë mënyra:

  •          Intravenoze, që do të thotë dhëna e ilaçeve drejtpërdrejtë në venë
  •          Orale, ilaçet merren përmes gojës
  •          Intramuskulore, ilaçet injektohen në muskuj
  •          Shumë rrallë drejtpërdrejt në tumor ose në ndonjë rimë në organizëm që është përfshirë nga tumori

Cila nga këto mënyra të marrjes të ilaçeve kimioterapeutike do të zgjidhet, varet nga ajo cili lloj i ilaçit do të përdoret, frekuenca e marrjes së tyre dhe kohëzgjatja e marrjes. Ekipi mjekësor e adapton mënyrën e marrjes së kimioterapisë për çdo të sëmurë veçmas. Efikasiteti i kimioterapisë nuk varet nga mënyra e marrjes.

Për më shumë informata për kimioterapinë, konsultohuni me mjekët nga Qendra për onkologji dhe radioterapi AcibademSistina.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language