Intervistëme Gurkem Gungor,fizikan mjekësor dhe nuklear në ‘Acibadem’

Akseleratori TRILOGY është aleati më i fuqishëm në luftën kundër kancerit

Pacientët me sëmundje malinje në vend dhe në të gjithë rajonin, kanë privilegjin që në Maqedoni është hapur Qendra për radioterapi e cila zotëron aparatin Trilogy. Ky akselerator i fuqishëm është pa dyshim zgjidhja më e mirë për trajtimin me rrezatim në mbarë botën. Gurkem Gungor i cili punon për më shumë se 8 vjet me akseleratorin Trilogy, theksoi arsyet kryesore se përse ky aparat ka sjellë një revolucion në radioterapi.

Akseleratori Trilogy është një nga gjeneratat më të reja të akseleratorëve linearë në botë, me anë të së cilit mund të trajtohen të gjitha llojet e kancerit. Një nga sfidat më të mëdha në radioterapi është që të ketë aparat me anë të së cilit të mund të trajtojë në të njejtën kohë si tumoret me volum të ulët ashtu edhe tumoret me madhësi më të mëdha. Këtë e bën të mundur Trilogy. Me anë të këtij akseleratori mund të trajtohen saktësisht lezionet me një diametër prej 1 cm si dhe tumore me madhësi prej 40 cm. Këto avantazhe dhe shumë të tjera janë rezultat i tre teknikave të cilat i disponon akseleratori (IMRT, IGRT dhe SRT/ SRC). Një nga avantazhet kryesore të aparatit Trilogy është mundësia e IGRT, domethënë, mundësia për të monitoruar trajtimin me rrezatim nëpërmjet imazheve (regjistrimit). Me zbatimin e tij, mund të marrim një përgjigje në të njejtin moment, nëse çdo gjë është në rregull gjatë trajtimit me rrezatim, nëse gjithçka shkon në rrugën e duhur, nëse trajtimi me rrezatim është i drejtuar drejt për drejtë tek tumori. Ky avantazh, ka një domethënie të madhe përsa i përket trajtimit të përgjithshëm të pacientit. Zvogëlon kohën e trajtimit dhe ajo çfarë është e rëndësishme trajtimi është efektiv dhe është krejtësisht i fokusuar kundrejtë lezioneve, ndërkohë që indet përreth mbeten të shëndetshme.

Terapia me rrezatim pa teknikën IGRT është sikur të ngasësh makinën me sy mbyllur

‘Numri më i madh i akseleratorëve linearë nuk kanë mundësi për IGRT. Përvoja ime e deritanishme tregon se zbatimi i terapisë me rrezatim pa IGRT është sikur të ngasësh makinën me sy mbyllur. Ju filloni ta ngisni makinën , por nuk dini se në cilin drejtim të shkoni dhe se ku do të përfundoni. Teknika tjetër të cilën e disponon Trilogy, është IMRT e cila mundëson shpërndarjen e dozës së lartë të rrezatimit e cila është maksimalisht e përshtatur për tumorin. Me këtë teknikë, trajtohen lezione me formë komplekse, domethënë, me përmasa të parregullta. Avantazhi i radioterapisë SRT/SRC është mundësia për të trajtuar lezionet e vogla duke përdorur rreze të sakta të cilat arrijnë edhe tek tumoret më të vogla.

Prandaj, mund të them se Qendra për radioterapi e cila është e pajisur me Trilogy, ka mundësi për të trajtuar të gjitha llojet e tumoreve. Maqedonasit e kanë këtë fat dhe privilegj që në shtetin e tyre të ekzistojë një qendër e tillë. Jo vetëm në Maqedoni, aparati TRILOGY është i vetmi në rajon i cili përfshin tre metoda dhe teknika të ndryshme për radioterapi’, tha Gurkem.

Gurkem për më shumë se 10 vjet punon në fushën e radioterapisë në qendra të njohura shëndetësore në Europë dhe në Lindjen e Mesme. Deri tani ka kryer mbi 25 000 trajtime me rrezatim. Përvoja e tij tregon se me ardhjen e akseleratorit Trilogy, cilësia dhe saktësia e trajtimit me rrezatim është ngrituar në nivelin më të lartë. Një nga gjërat kryesore që marrin pacientët nga akseleratori është shkurtimi i kohës së trajtimit me rrezatim në mënyrë të ndjeshme. Trajtimi zgjat deri në 2 minuta, ndërsa së bashku me përgatitjen e pacientit, trajtimi zgjat 30 minuta. Gjëja e dytë, gjithashtu e rëndësishme është saktësia e trajtimit e cila është e garantuar nëpërmjet teknikës IGRT. Kjo teknikë ka një rëndësi të veçantë për pacientët të cilët kanë lezione në mushkëri, e cila gjatë kohës së trajtimit lëvizë me anë të frymëmarrjes së pacientit. Në të njejtën kohë me regjistrimin CT ne mund të ndjekim dhe të shohim lëvizjen e saj dhe në mënyrë të përshtatshme të reagojmë dhe ta drejtojmë trajtimin me rrezatim në vendin ku ndodhet lezioni. Pacienti merr një trajtim të sigurt, ndërsa indi përreth është i mbrojtur maksimalisht’.

Si një fizikan i cili ndjek çdo ditë zhvillimet e fundit të radoterapisë në botë, Gurkem thotë se evoluimi ecën gjithmonë një hap përpara dha ka për qëllim të sigurojë trajtim më të mirë për pacientët. Puna e tij kërkon që të jetë vazhdimisht në kontakt me arritjet më të reja në radioterapi. Ky fizikan i njohur mjekësor, në qershor do të jetë pjesë e lektorëve në Kongresin e 12 Internacional të Shoqatës për radiokirurgji stereotaktike.

Evoluimi gjithmonë shkon në nivel më të lartë, dhe ka për qëllim të sigurojë trajtim më të mirë për pacientin. Një nga teknikat më të reja e cila bën ndryshime paradigmatike quhet FFF (Flattening filter free), por gjithashtu një domethënie të madhe në radioterapi ka dhe aparati Rapidac në të cilin është e inkorporuar teknologjia më bashkëkohore.

Qëllimi i arritjeve më të fundit në radioterapi, është që të keni mundësi për një plan më të mirë dhe të saktë, i cili do t’ju mundësojë për një kohë të shkurtër trajtimin më të mirë të mundur, që do të thotë kaplim më të mirë të lezionit dhe rrezatim sa më të ulët të indeve përreth. Në ‘Acibadem Sistina’ kjo është e mundur falë akseleratorit Trilogy.

Gurkem së bashku me kolegun e tij Bulent Japixh, fizikantët mjekësor të Grupit Shëndetësor ‘ACIBADEM’ ishin në një vizitë disa ditore në Qendrën për onkologji dhe radioterapi në ‘Acibadem Sistina’. Qëllimi i vizitës së tyre është edukimi dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojës në fushën e radioterapisë.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language